Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Volkswagen lehtëson Golfin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
admin
Admin
admin


Numri i postimeve : 320
Join date : 26/04/2009
Age : 32

Volkswagen lehtëson Golfin Empty
MesazhTitulli: Volkswagen lehtëson Golfin   Volkswagen lehtëson Golfin I_icon_minitimeFri Jun 12, 2009 10:48 pm

Volkswagen lehtëson Golfin 4j875t

Pas publikimit të planeve të prodhuesit Audi që në treg të ofrojë modelet S4 e S5 me peshë dukshëm më të vogël edhe Volkswagen ka filluar programin e vet të lehtësimit të automjeteve, derisa Golfi do të jetë i pari.

Projekti i ndërtimit të Golfit me peshë të zvogëluar është pjesë e një projekti më të madh të cilin e financon Bashkimi Evropian në të cilin marrin pjesë disa prodhues të automjeteve siç janë Renault, Volvo, Opel e Daimler.

Versionet më të lehta të automjeteve do të mbajnë performansat e tyre, por më ndihmën e motorëve më të vegjël dhe më efikas të cilët do të janë të drejtuar kah mbrojtja e mjedisit.

Komisioni Evropian dëshiron që prodhuesit të përdorin çelikun vetëm aty ku përdorimi i tij është i pazëvendësueshëm, por edhe materialet ultra të lehta si alumini e magnezi aty ku mund të kursehen paratë. Qëllimi i këtij projekti është zvogëlimi i peshës së automjeteve deri në 30 për qind me mbajtje të çmimit të cilin nuk do ta refuzojnë blerësit.

Versioni i Volkswagenit e Golfit është fituar me kombinimin e tri koncepteve të veçanta. Koncepti i parë është i ndërtuar ekskluzivisht nga çeliku, koncepti i dytë është krijuar me kombinim e disa materialeve për të fituar modeli më i lirë derisa në krijimin e modelit të tretë janë përdorur materiale më të shtrenjta.

Dy modelet e para kanë qenë 20 për qind më të lehta se tek Golfi VI origjinal, derisa me përdorimin e materialeve më të shtrenjta masa e përgjithshme e automjeteve është zvogëluar për 41 për qind.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://realiteti.forum-log.com
 
Volkswagen lehtëson Golfin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Portali :: Forumi i Portalit-
Kërce tek: